Transmetuar më 07-03-2018, 18:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në La Spezia të Italisë ku një shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Shqiptarja, një grua 28-vjeçare ka humbur jetën duke rënë nga ballkoni i banesës, ku po varte disa rroba për tu tharë.

Viktima, Alma Ll., është nënë e një fëmijë të vogël.

Në momentin e ngjarjes tragjike bashkëshorti i saj nuk ishte në banesë.

Ngjarja u hetua fillimisht si vetëvrasje por hetimet vërtetuan se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale./a.m./noa.al