Transmetuar më 07-03-2018, 20:38

Luhet pas pak në “Etihad Stadium” ndeshja e dytë për fazën e 1/8 të “Champions League” mes Manchester City-t dhe Bazel.

Pas fitores së parë 0 – 5 në Zvicër, anglezët presin në pozita mjaft komode skudarën e Bazelit.

Rezultati i ndeshje së parë i dha mundësinë trajnerit të "qytetarëve", Pep Guardiola që të lerë pushim një pjesë të futbollistëve titullarë.

Për skuadrën e Bazelit do të mungojë futbollisti shqiptar Taulant Xhaka, për shkak kartonësh, ndërsa Albian Ajeti do ta nisë nga stoli.

Në takimin tjetër të mbrëmjes së sotme Totenhemi do të presë në fushën e vet italianët e Juventusit. Ndeshja e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 2 – 2./m.sh/noa.al