Transmetuar më 08-03-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një lajm të mirë për fermerët.

Ai bën një ftesë për të gjithë fermerët që të përfitojnë nga fondi 2 miliardë lekë, për zhvillimin e tokës.

Bëhet me dije se aplikimi ka nisur në 28 shkurt dhe zgjat deri më 28 mars.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për të gjithë fermerët që përmes projekteve të përfitojnë nga fondi mbi 2 miliardë lekë dedikuar zhvillimit të tokës vetëm për këtë vit, ju uroj një ditë të mbarë. Për më shumë rreth programit tonë kombëtar të mbështetjes për bujqësinë dhe se si çdo fermer mund të përfitojë prej të gjitha skemave mbështetëse, klikoni në www.azhbr.gov.al”, shkruan Rama në Facebook.

Në videon më poshtë gjeni dhe më shumë detaje lidhur me këtë fond. /a.y/noa.al