Transmetuar më 08-03-2018, 10:50

Rikthehen të shtënat me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy nxënës u qëlluan me armë, ku për pasojë një nga të plagosurit ndërroi jetë..

Ngjarja e rëndë u shënua këtë të mërkurë, në Huffman High School, shkollë e mesme në Birmigham, të Alabama.

Viktimë e të shtënave mbeti një nxënëse 17-vjeçare, e cila ndërroi jetë në spital.

Shkolla u mbyll menjëherë, ndërkohë që vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 të pasdites së djeshme, ndërkohë që policia po heton intensivisht për të zbardhur detajet e ngjarjes. /a.y/noa.al