Transmetuar më 08-03-2018, 13:00

Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, duke u vënë në pranga një person si poseduesi i tyre.

Policia e Shkodrës ka bërë arrestimin në flagrancë këtë të mërkurë, të 30-vjeçarit Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit në banesë, Lekajt i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pushkë me disa fishekë; dy kallëpe lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4; 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore.

Gjitashtu i është gjetur një sasi lëndë narkotike kanabis dhe një armë sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese