Transmetuar më 08-03-2018, 13:34

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Pop Culture”.

Gjatë një interviste aktori i Portokallisë zbuloi se paguhet shumë mirë dhe është i kënaqur me punën që ai bën. 

I pyetur nëse është materialist, Rezarti u përgjigj: "S’jam fare, e di sa e kam rrogën unë? Bashko të Dojnës dhe të gjitrhë djemve këtu. 

Unë kam një pagë shumë të mirë me thënë të drejtën. Sinqerisht përballoj çdo lloj shpenzimi".

Rezart Valeshnja njihet pqër shumë role dhe karaktere në "Portokalli" dhe sidomos për rolin e famshëm të "Betim Spërdhimës".