Transmetuar më 08-03-2018, 13:48

Kantautori i njohur shqiptar, Elton Deda është shfaqur i indinjuar pas koncertit të mbajtur pak ditë më parë nga Alban Skënderaj.

Ai “shpërthen”, ndaj mungesës së vëmendjes, së kushtuar ndaj koncertit të kolegut të tij.

Po ashtu ai thotë se marrin vëmendje njerëz pa vlerë, por askush nuk foli për koncertin e kolegut të tij, për të cilin shpreh vlerësim.

“Gjithçka ordinere që ndodh, histori seksi ose njerëz pa asnjë lloj vlere që bëhen të famshëm brenda ditës, lajme pa kurrëfarë brendie, servilizma për përkrahje politike ose futje hundësh nëpër gjëra private të njerëzve... këto i bëjnë me shumë qejf dhe zell. Por askush nuk foli për koncertin e ‘3 Musketierëve’ dhe as për koncertin e Albanit, për këtë erë të re që po e gëzon qytetin tonë. Askujt nga mediat tona nuk i intereson kultura dhe gjërat e mira që me aq mundim i bëjmë. Kjo është vërtetë për të ardhur keq”, shkruan Eltoni në Facebook.

Por përballë këtij statusi të tij, nuk ka munguar reagimi i kolegut, Dashnor Diko.

“Unë për vete jam mirë”, shkruan Diko, duke publikuar një grumbull me banane, si ironi ndaj sekuestrimit të 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, pak ditë më parë. /a.y/noa.al