Transmetuar më 08-03-2018, 16:05

Orët e tryezës apo të furrës në 25 vende europiane kanë mbetur 6 minuta prapa që në janar. Shkak thuhet të jetë bërë devijimi i rrjetit të furnizimit me energji në kontinent, që ka ndodhur për shkak të përplasjeve politike mes Kosovës dhe Serbisë

Ora me zile në komodinë që nga muaji janar ka mbetur prapa disa minuta në 25 vende të Europës. Kjo për shkak të përplasjeve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe pse tingëllon e çuditshme, është e vërtetë. 

Çdo gjë nis nga gjeografia e energjisë elektrike në Europë. 25 vende europiane lidhen mes tyre nga një rrjet elektrik që kalon nga Spanja në Turqi, nga vendet e Ulëta në Poloni. E mes tyre janë dhe Kosova e Serbia.

Sipas Entsoe, organizmit që përfaqëson operatorët e transmetimit të këtij rrjeti elektrik, orët me zile të komodinës por dhe ato që përdoren për furrat dhe termostatet, kanë pësuar një ngadalësim prej gjashtë minutash që nga muaji janar. 

Një problem që nuk përfshin kompjuterat apo smartphone-t, por që sipas Entsoe, është shkaktuar nga një përplasje politike. Kosova nuk ka prodhuar energji të mjaftueshëm për të përmbushur nevojat dhe Serbia e cila me ligj duhet të plotësojë kërkesën e Kosovës për furnizim, për shkak të tensionit politik të krijuar nga shpallja e pavarësisë 10 vjet më parë, nuk ka ndërhyrë, shkruan abcnews.

Operatorët në këtë mënyrë kanë qenë të detyruar që të devijojnë rrjetin elektrik dhe kjo e papritur ka ndikuar në funskionimin e orëve të cilët janë ngadalësuar duke humbur gjashtë minuta në muajt e fundit.

Entsoe ka bërë të ditur se në orët e ardhshme do të fusë në rrjet një dozë të re energjie në mënyrë që të rikthehet ekuilibri në 25 vendet e prekura nga ky fenomen.