Transmetuar më 08-03-2018, 16:59

Data 7 mars njihet si festa e mësuesit, të cilët marrin dhe shkëmbejnë urime të shumta.

Më të veçanta bëhen urimet të cilat përcillen nga ish-nxënës, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur aspak me aktorin e njohur, Visjan Ukcenaj.

Duket se ai nuk e ka harruar faktin që mësuesja e tij e matematikës nuk ka besuar asnjëherë tek ai, duke i thënë se “nuk bëhet njeri”.

Përmes një postimi në Instastory, aktori kujton mësuesen e tij të matematikës, e cila dikur i thoshte se ai ishte një person problematik dhe nuk do bëhej askush.

“Doja t’i thoja zyshës së matematikës: Hë mi zyshe, ti që the që nuk bëhem si njeri. E shef mi fillova nga fundi dhe tani jam këtu, k*rvë”, përfundon Visjani. /k.k/noa.al/