Transmetuar më 08-03-2018, 17:04

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një fëmije vetëm katër vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mësohet se i vogli ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës, në lagjen nr 13, dhe u përplas për vdekje nga një makinë.

Informacionet zyrtare thonë se ai është përplasur nga një makinë tip Opel, me targa zvicerane, BE767006 , me drejtues shtetasin, Klaudio Deçka.

Viktima është identifikuar vetëm me inicilalet, B.B. 4 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe është vetëdorëzuar më vonë në polici.

Policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese