Transmetuar më 08-03-2018, 17:18

Trupi i pajetë i një personi është gjetur i groposur ditën e sotme.

Ngjarja është raportuar në fshatin Daullas të qytetit të Fierit, dhe mësohet se trupi ishte i dekompozuar duke lënë të kuptohet se ka kohë që është gropozur.

Jozyrtarisht mësohet se kemi të bëjmë për një ngjarje të ndodhur një vit më parë, ku personi në fjalë ështe vrarë dhe më pas është mbuluar me dhe.

 Në kanalin ku ishte groposur kufoma është gjetur gjithashtu dhe një batanije dhe një valixhe.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por po punohet për zbardhjen e saj, si dhe identitetin e viktimës. /k.k/noa.al/

Vijon…