Transmetuar më 08-03-2018, 18:47

Një trup i pajetë është konstatuar në rrjedhën e lumit që derdhet në liqenin e Pogradecit gjatë orëve të pasdites të së enjtes.

Trupi është gjetur nga banorët e zonës në vendin e quajtur “Oktapodi”.

Pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe pritet mbërritja e polumbarëve për kërkimin e trupit.

Sipas dyshimeve paraprake, viktima është mbytur në lumë ndërkohë trupi dyshohet se ndodhet në ujrat e liqenit pasi e ka tërhequr rrjedha.

Nuk ka ende informacione për personin e mbytur ndërkohë policia ka nisur verifikimet për personat e denoncuar të zhdukur./a.m./noa.al