Transmetuar më 08-03-2018, 19:37

Ish- diktatori i Argjentinës i dënuar për krime kundër njerëzimit vdes në moshën 90 vjeçare.

Gjenerali Reynaldo Bignone vdiq në një spital ushtarak ku po vuante dënimin e përjetshëm për krime kundër njerëzimit.

Bignone udhëhoqi juntën ushtarake gjatë vitit të fundit të Luftës së Dytë kundër opozitës së krahut të majtë të vendit që vrau rreth 30,000 njerëz në mes të viteve 1976 dhe 1983.

Përveç rrëmbimit dhe torturimit të anëtarëve të opozitës së krahut të majtë, duke përfshirë sindikalistët, Bignon urdhëroi që foshnjat e anëtarëve të opozitës të rrëmbeheshin dhe t’u jepeshin mbështetësve të regjimit.

Edhe pse Bignone dha dorëheqjen në vitin 1983 pasi u zgjodh Raúl Alfonsín, ai nuk u akuzua për krime deri në vitin 2007. Në atë kohë, ai u vu nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit dhe u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit në vitin 2010.

Zyrtarisht, ai u shpall fajtor për rrëmbimin dhe torturimin e 30 punonjësve të fabrikës, rrëmbimet e 34 foshnjave dhe vdekjen e 56 personave.

Bignone u dënua me burgim të përjetshëm. Ai i mbrojti veprimet e tij duke thënë se po luftonte "një betejë kundër terrorizmit"./m.sh/noa.al/