Transmetuar më 08-03-2018, 20:16

Një grup pastiçierësh me bazë në Teksas do përpiqen të thyejnë rekordin botëror të Guinness-it për tortën më të madhe për qentë.

Torta do eskpozohet në festivalin e 19-të Mighty Texas Dog në Austin.

Torta duhet të peshojë më shumë se 91.7 kilogram për të mposhtur rekordin e tanishëm botëror, i cili mbahet nga Petmania në bashkëpunim me Leader Dog Food dhe Premium Canine of Ireland.

Organizata jofitimprurëse Service Dogs, Inc do të zbulojë veprën gjigante në evenimentin që do të mbahet më 24 mars në orën 10 të mëngjesit. Torta do t’u shërbehet të gjithë qenve të pranishëm.

 Mighty Texas Walk Dog gjithashtu përmban sjell ushqim të lirë për qentë si edhe këshilla falas nga veterinerët dhe trajnerët.

Ekipi i pastiçjerëve profesionistë do të mbajë edhe një version më të vogël të tortës si provë në një nga restorantet lokale, raportoi KVUE.

Kjo është hera e shtatë që Mighty Texas Dog Walk po përpiqet të thyejë një rekord botëror./m.sh/noa.al/