Transmetuar më 08-03-2018, 21:55

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, a mund të ketë një shtetë të tretë me shqiptarë?!

Avokati i njohur Spartak Ngjela, i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se Amerika po përgatitet për krijimin e shtetit të tretë.

"Ka një shtet shqiptar të dytë në Ballkan, Kosova. Kemi një shtet të tretë që po përgatitet të jetë shqiptar, Maqedonia, që nuk e kemi përgatitur ne.

 Ka ardhur dhe i ka "thyer hundët" Brian Yee. Kemi edhe lëvizje anësore të pa rëndësishme që tregojnë për një vizion të ri amerikan për Ballkanin Perëndimor. Flitet që është interes primar i SHBA-ve. Politika është interes", tha Ngjela.