Transmetuar më 08-03-2018, 22:21

Dalin në dritë të tjera detaje në lidhje me trupin e dekompozuar të zbuluar brenda një kanali në fshatin Daullas të Fierit. Hetim disa mujor i policisë se Fierit ka çuar në zbulimin e trupit të deformuar në një kanal.

Ka pasur dyshime se një person i denoncuar nga familjaret si i zhdukur ne muajin qershor të vitit të kaluar mund të ishte vrarë.

Falë hetimeve janë siguruar të dhëna për vendodhjen e mundshme të eshtrave të një personi te zhdukur rreth 9 muaj me parë, që mendohet të jete i seksit mashkull, rreth 34-35 vjeç. Gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen si edhe një person që mund të jetë i përfshirë në të.

Eshtrat gjendeshin të mbështjella me një batanije dhe brenda kanalit u gjet edhe një valixhe. Nga kqyrja paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me mjete prerëse dhe trupi mund te jetë gjymtuar./m.sh/noa.al/