Transmetuar më 11-03-2018, 17:49

Janë momente të rralla për t’u kapur, dhe një grup turistësh mund ta quajë veten me fat për pamjet që arritën të regjistrojnë.

Video u filmua nga blogerja Dana Haidar, dhe tregon një çift luanësh duke kryer marrëdhënie seksuale, në Savanë.

Ata po udhëtonin në grup, dhe pasi panë luanët bashkë, ndaluan menjëherë për t’i filmuar.

Prania e njerëzve duket se i bezdisi kafshët e egra, dhe pas kësaj ndërprenë marrëdhënien e tyre.

Në këtë moment, luanesha u shtri në tokë duke treguar shenja lodhjeje. Kaq mjaftoi që turistët të shpërthenin në të qeshura.

Ndiqni videon më poshtë për të parë reagimin e luaneshës pasi mbarojnë së kryeri punë. /k.k/noa.al/