Transmetuar më 20-03-2018, 21:45

Ministri shqiptar i drejtësisë ka dhënë dorëheqjen.

Bëhet fjalë për ministrin e Drejtësisë në Maqedoni, Bilen Saliji, i cili përmes një deklarate për shtyp u shpreh se dorëheqja e tij është akt moral dhe se shkak është bërë vendimi i Prokurorisë për të ndryshuar akuzën në rastin e aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Saliji.

Sipas tij dorëheqja vjen si akt ndërgjegjësues në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.

Rreth një vit më parë 4-vjeçari Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikt me familjarë të vogëlushit.

Por këtë rast prokuroria maqedonase e cilësoi si aksidentale, vendim me të cilin nuk u pajtua ministri i dorëhequr. /m.sh/noa.al/