Transmetuar më 27-03-2018, 08:26

Një person ka humbur jetën në aeroport pak pas nisjes së avionit me të cilin do të udhëtonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aeroportin ndërkombëtar i Shkupit, Maqedoni.

Viktima është një shqiptar nga Tetova, i moshës 32-vjeçare, i cili ishte nisur të udhëtonte drejt Zvicrës.

Por teksa avioni sapo ishte nisur nga Shkupi për në Bazel, humbi jetën në aeroplan.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Foto ilustruese