Kukësi mund Flamurtarin në Vlorë dhe ‘blindon’ vendin e dytë
Transmetuar më 31-03-2018, 20:29

Kukësi ka triumfuar në supersfidën e javës në Superligë përballë Flamurtarit.

Kjo fitore e afron edhe më shumë me objektivin Champions, pasi Skënderbeu ka pak gjasë të rrëzojë vendimin e dhënë nga UEFA për përjashtim nga kompeticionet evropiane.

Pjesa e parë u mbyll pa gola ndërkohë në të dytën sulmuesi nga Guinea Sekou Camara kaloi në avantazh vlonjatët.

Ekipi i Kukësit u kundërpërgjigj duke kthyer rezultatin.

Fillimisht shënoi Sidrit Guri që vendosi baraspeshën ndërsa goli i Lavdrim Ebipit vulosi shifrat në 2-1. 

Me këtë fitore Kukësi forcon pozitat në vendin e me 48 pikë, ndërsa Flamurtari dërgon në 7-të numrin e takimeve pa fitore, rrezikuar afrimin me zonën e ftohtë, nga objektivi Evropë që kishte./a.m./noa.al/