Transmetuar më 05-04-2018, 22:03

Le të jemi të sinqertë: krehjen e flokëve mund ta realizojë ashtu siç e duam vetëm parukierja !

Ndonëse në shtëpi mund të keni një arsenal me pajisje që stilojnë flokët, jemi të sigurtë që gjysmën e tyre nuk dini ta përdorni si duhet.

Më problematike janë pajisjet e nxehta, ndaj Keshilla Bukurie do të ndajë me disa këshilla të dobishme dhe gabimet që duhet të shmangni gjatë përdorimit të pjastrës.

1.Filloni të përdorni pjastrën pa i tharë mirë flokët

Sigurohuni që flokët tuaja të jenë tërësisht të thata përpara se t’i drejtoni me pjastër.

2. Nuk përdorni spraj mbrojtëse ndaj nxehtësisë

Janë këto produkte që do të mbrojnë flokët nga nxehtësia dhe nëse ju nuk i përdorni flokët do të digjen dhe do të humbin shkëlqimin brenda një kohe të shkurtër.

3. Gradoni pjastrën në nivelin më të ulët të nxehtësisë

Ju mund të mendoni që nëse ngrohja dëmton flokët, gradimi më i ulët do i mbrojë ato.Ju jo vetëm që nuk shpëtoni prej nxhetësisë por stilimi me nxehtësi të ulët do ju detruojë t’i bini disa herë flokëve sipër për t’u drejtuar duke rritur rrezikun e djegies.

4. Mos u shtroni presion dhe mos e tërhiqni me forcë ndërsa po krihni flokët

Kjo teknikë mund të bëjë që flokët tuaj të bien më shumë dhe të dobësohen që në rrënjë.

5. Nuk përdorni krëhër kur drejtoni flokët me pjastër

Sigurohuni që flokët të jenë të krehur e pa koklavitje, përpara se të përdorni pjastrën në mënyrë që gjatë procesit të krehjes me këtë pajisje të mos keni probleme.

6. Gabimi i fundit lidhet me pastrimin e mjeteve stiluese

E mbani mend kur e keni pastruar për herë të fundit pjastrën? Sapo të lexoni këtë artikull sigurisht që do e bëni këtë gjë.