Transmetuar më 06-04-2018, 09:42

Organi gjenital i femrës, vagina, është një organ vetëpastures që duhet të ketë një ekuilibër perfekt të florës bakteriale. Por ndonjëherë ndodh që organi seksual i femrave, të ndjej djegie dhe kruajtje.

Një artikull i ‘Cosmopolitan’, shpjegon se djegia vaginale nuk është normale dhe për arsyet e kësaj gjendje ka dhënë shpjegime gjinekologia amerikane nga New York, Alyssa Dweck.

Djegie për shkak të infeksioneve– Dweck thotë se më e zakonshmja mes djegieve vjen nga infeksionet për shkak të ndryshmit të pehashit vaginal. Gjithashtu edhe disa sëmundje seksualisht të transmetueshme si clamidia dhe gonorrea, mund të shkaktojnë ndjesinë e djegies. Në rast se situata bëhet e vështirë, atëherë zgjidhja është drejtimi te mjeku.

Djegie për shkak të irritimeve të jashtme- Është një shkak i zakonshëm, sidomos mes vajzave të reja që kapërcejnë dushin pas aktivitetit fizik dhe qëndrojnë me të njëjtat rroba të djersitura. Dweck thotë se ka parë shumë vajza dhe gra që kapërcejnë dushin, duke përdorur peceta të lagura apo spraj, por këto produkte mund të irritojnë pehashin e vaginës, duke shkaktuar djegie. Edhe pecetat e aromatizuara gjatë ditëve të ciklit mund të shkaktojnë kruajtje dhe djegie, shkruan noa.al. Kjo pasi produktet e aromatizuara mund të dëmtojnë pehashin e vaginës, duke shkaktuar thatësi, kruajtje dhe djegie.

Djegie për shkak të problemeve të lëkurës– Problemet e lëkurës, si ekzema apo psoriaza mund të shkaktojnë kruajtje në lëkurë dhe ndjesi djegie. Nëse ndodh një gjë e tillë, dermatologu ose gjinekologu ju vjen në ndihmë për të larguar këto ndjesi. /a.y/noa.al