Transmetuar më 18-04-2018, 14:27

Patriarku i Moskës, Kiril do të vijë për të parën herë në një vizitë në Shqipëri.

Vizita e tij do të mbahet nga datat 28 deri në 30 prill, ku do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Por gjatë qëndrimit të tij, ai do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Konfirmimi për vizitën u dha nga zëdhënësi i Patriarkanës së Moskës, i cili konfirmoi se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më afro 50 vitesh. /a.y/noa.al