Transmetuar më 04-05-2018, 09:15

Që të gjithë mendojnë se e dinë se çfarë është himeni dhe për çfarë funksionin, por nuk është gjithmonë kështu. Mjafton të kujtosh se në vendin tonë, deri para disa vitesh përdorej nxjerrja e çarçafit në dritare natën e parë të dasmës, për të treguar njollën e gjakut, si shenjë se nusja ishte e virgjër.

Por ka shumë gjëra të paqarta lidhur me himenin, madje ka femra që pyesin, nëse humbet virgjëria nga përdorimi i tamponëve.

Por çfarë është himeni? Hymen nga latinishtja do të thotë lëkurë, membranë.

Thënë ndryshe, himeni është membrana që gjendet në brendësi të vaginës, e cila është elastike, por jo tek të gjitha femrat ka të njëjtin elasticitet.

Himeni dhe diferenca mes femrave

Duhet thënë se kjo membranë ka një të çarë të vogël, për të mundësuar daljen e ciklit menstrual. Por jo të gjitha femrat e kanë këtë të çarë, madje mungesa e saj shkakton probleme, të cilat mund të zgjidhen lehtësisht me një ndërhyrje të vogël te mjeku gjinekolog. Ajo që nuk dini është se jo të gjitha femrat kanë një himen të padëmtuar para raportit seksual. Ndër të tjera ka 8 lloje të ndryshme himeni, në bazë të formës dhe të çarës, shkruan noa.al.

Siç besohej më parë, himeni çahej vetëm pas raportit seksual, por tek ato femra që kanë një himen më të dobët mund të dëmtohet gjatë aktiviteteve sportive, por edhe gjatë masturbimit.

Himeni, çarja nuk dhemb

Në raportin e parë seksual, sidomos në moshë të re, mund të ndodhë që çarja e himenit të jetë e dhimbshme, për shkak të mungesës së eksperiencës, por përgjithësisht nuk ndodh që të ketë dhimbje gjatë penetrimit.

Megjithatë një dhimbje e lehtë mund të jetë, por jo domosdoshmërisht prej membranës, pasi edhe aparati seksual i femrës është i pajisur me muskuj, të cilët nëse janë të virgjër, nuk janë mësuar me elasticitetin. Por një dhimbje e tillë, është e ngjashme me dhimbjen e muskujve pas një aktiviteti sportiv. /a.y/noa.al