Transmetuar më 10-05-2018, 09:11

Quhet ‘Viking Sun’, anija kroçerë norvegjeze e cila do të nisë udhëtimin më 31 gusht 2019.

Udhëtimi do të nisë nga Londra dhe do të zgjasë për 245 ditë.

Do të ndalet në 59 shtete të ndryshme, ndërsa turi parashikon ndalesën në 113 qytete.

Ky cilësohet si udhëtimi kroçerë më i gjatë në të gjithë botën dhe interesi për të është i lartë.

Kthimi i kroçerës pritet të ndodhë po në portin londinez të Greenwich, në 2 maj 2020. /a.y/noa.al