Transmetuar më 21-05-2018, 12:11

E ardhmja është tani! Në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë mbërritur kuzhinierët robotë, të veshur me uniformë dhe kapele.

Jo vetëm njerëz, por frut i një teknologjie të avancuar e cila lejon të gatuhet çfarë do lloj pjatance.

Klientët nuk duhet të bëjnë gjë tjetër veçse të zgjedhin përbërësit e pjatës që do të nisë të gatuajë roboti.

Ky restorant “tekno” është hapur në Boston, dhe quhet Spyce. Në vend të personelit, në kuzhinë janë disa pajisje që thirren në momentin që duhen dhe përgatisin ushqimin.

Megjithatë këta robotë nuk janë ende autonom, shkruan noa.al.

Pranë tyre janë persona që përgatisin përbërësit para se ti vendosin në dispozicion të makinerive. Gjithçka kontrollohet nga shefi i kuzhinës Michelin Daniel Boulud. /a.y/noa.al