Transmetuar më 21-05-2018, 19:51
Arkeologët kanë bërë një zbulim mjaft të rëndësishëm në Irak.
Një grup i përbashkët arkeologësh gjermanë dhe irakenë, zbuluan artifakte që datojnë më shumë se pesë mijë vite para erës sonë.
Zbulimet u bënë në rajonin Duhok, pranë kufirit me Turqinë.
Në këtë zonë janë të paktën 700 vendkërkime arkeologjike.
Artifaktet e gjetura janë me gjuhë të ndryshme të kohës si arkade, sumeriane dhe hurtiane.
Drejtori i Departamentit të Arkeologjisë në Irak Hasan Ahmed Kasim I vlerësoi si mjaft të rëndësishme këto zbulime./a.m./noa.al/