Transmetuar më 22-05-2018, 08:09

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte, me pamje nga qyteti i Gjirokastrës.

Ai bën me dije se ka përfunduar faza e parë e ndërhyrjes në Qafën e Pazarit dhe restaurimi i thellë i dhjetë blloqeve.

Po ashtu shton se tashmë po marrin jetë hotele e bujtina të reja, në vend të rrënojave.

“Nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Më poshtë gjeni edhe videon me pamjet e publikuara nga Kryeministri. /a.y/noa.al