Transmetuar më 23-05-2018, 13:59

Ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vjet burg.

Dënimi ndaj tij u dha ditën e sotme, lidhur me rastin “Tank”.

Por krahas tij, ish ndihmës ministri për prokurim publik i asaj periudhe, Gjoko Popovski është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg

Gruevski, ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ndihmës ministri i Gjoko Popovski, akuzohen për blerjen e një makine luksoze.

Makina tip “Mercedez Benz”, u ble për llogari të Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kapi një vlerë prej gjysmë milionë euro. /a.y/noa.al