Transmetuar më 24-05-2018, 12:40

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Kamenicë të Kosovës, ku një djalë 14 vjeç L.Bernjashi, humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga babai i tij.

Gjithçka pasi i ati e kishte fajësuar për prishjen e 1 mijë eurove.

I dyshuari Gani Bernjashi, 60 vjeç, për të fshehur krimin për disa orë e kishte mbyllur djalin në një dhomë të shtëpisë, duke thënë se djali kishte rënë me motor dhe për pasojë kishte gjetur vdekjen.

Jo vetëm kaq por kryefamiljari kishte dhunuar edhe vajzën e tij 17 vjeçe.

Ai e kishte goditur djalin me një shkop druri, deri sa i kishte shkaktuar vdekjen djalit, ndërsa të bijën e kishte bërë me shenja.

Në vendin e ngjarjes nga ana e policisë janë gjetur njolla gjaku dhe një telefon celular i viktimës.

Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marrë paratë dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e të atit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të mërkure, në një nga dhomat e shtëpisë, por vdekja e të miturit ka ndodhur pak pas mesnate.

Nga ana e policisë u bë arrestimi i 60-vjeçarit, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al