Transmetuar më 04-06-2018, 11:57

Një lajm që shqetëson jo pak femrat që janë mësuar të pinë shumë qumësht. Një studim suedez, ka zbuluar se femrat që pinë tre gota me qumësht në ditë, rrezikojnë që të pësojnë fraktura në kocka ose më keq akoma, të vdesin brenda 20 viteve.

Një studim i zhvilluar nga Universiteti i Uppsala, zbuloi se si galaktoza, një nga sheqerët e pranishëm te qumështi, i jep stimul një reaksioni oksidues çka çon në dëmtimin e kockave dhe ndikon në jetëgjatësinë e femrave.

Në studim u përfshinë 61.443 gra, me moshë nga 39 deri në 74 vjeçe dhe 45.339 meshkuj, nga 45 deri në 79 vjeç, të mbajtur nën monitorim për 20 vjet.

Në këtë hark kohor rezultoi se plotë 15.541 femra gjetën vdekjen dhe 18.252 pësuan fraktura në kocka, thuajse dyfishi i rasteve të femrave që konsumonin më pak qumësht.

Për të shmangur efekte të tilla këshillohet përdorimi i produkteve me bazë qumështin e fermentuar, si djathi dhe kosi, ku prania e galaktozës është më e reduktuar. /a.y/noa.al