Transmetuar më 06-06-2018, 08:10

Sezoni turistik sapo ka nisur dhe Kryeministri Edi Rama, prej kohësh po merret personalisht me promovimin e turizmit.

Por ditën e sotme, ai ka vendosur të tregojë për të gjithë shqiptarët, se si ka ndryshuar zona e bregdetit në jug të vendit.

Me anë të një video, ai sjell ndryshimet e pësuara që nga Vlora, Himara dhe më tej.

“Me këtë kujtesë prej vetëm 120 sekondash të transformimit rrënjësor të hapësirave urbane përgjatë vijës së mrekullueshme bregdetare të Jugut të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon më poshtë gjeni pamjet e plota, ku mund të vini re edhe ndryshimin.

Herë pas here kreu i qeverisë, publikon edhe shkrime të mediave ndërkombëtare, ku i bëhet jehonë turizmit në Shqipëri. /a.y/noa.al