Transmetuar më 06-06-2018, 19:47

Me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e një vajze të mitur, është arrestuar sot në Greqi, një 40-vjeçar shqiptar, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga Policia e Shtetit grek.

Vajza 13 vjeçe humbi jetën në Amfisa të Greqisë pasi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një 34-vjeçar.

Emigranti shqiptar, u arrestua pasi akuzohet se ka çuar në vendin e krimit, me makinën e tij, autorin e dyshuar të vrasjes.

Agresori hapi zjarr me një pushkë dyfek duke i marrë jetën vogëlushes që i përkiste komunitetit rom.

Menjëherë më pas u largua me makinën të cilën e drejtonte 40-vjeçari shqiptar.

Por pse ndodhi krimi?

Autori i dyshuar ishte kasap dhe emigranti ynë, punëtor i tij. Bashkë me shqiptarin ishin duke përshkuar një rrugë ku duke qenë ca shpejt, u qortuan nga një grup romësh pasi fëmijët e tyre po luanin aty pari.

Në vend plasi një sherr i cili nuk u la me kaq. 34-vjeçari grek, shkoi në shtëpi dhe u kthye me pushkë në dorë.

Ai hapi zjarr dy herë. Me një plumb plagosi në këmbë një 35-vjeçar banor i zonës, kurse plumbi tjetër ra në trupin e 13-vjeçares duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kurse shqiptari i dyshua u prangos ditën e sotme. /noa.al/