Transmetuar më 09-06-2018, 11:36

Ndahet nga jeta para kohe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ai u nda nga jeta paraditen e sotme si pasojë e një sulmi në zemër.

Fadil Vokrri u nda nga jeta ende pa mbushur 58 vjeç, ndërsa kishte ditëlindjen më 23 qershor.

Goditja në zemër ndaj tij ndodhi në orën 09.30 të mëngjesit të sotëm, teksa po stërvitej.

Vokrri lindi me 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës.

Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar” dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i dashur në Kosovë.

Ai e filloi karrierën e tij si futbollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. /a.y/noa.al