Festa e Fiter Bajramit, momente nga falja e mëngjesit në bulevard
Transmetuar më 15-06-2018, 09:22

Pas një muaji agjërimi dhe përmbylljes së muajit të Ramazanit, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fiter Bajramit, i njohur ndryshe si Bajrami i madh.

Mëngjesin e sotëm, besimtarët myslimanë në Tiranë, u falën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku me mijëra mbushën rrugët, duke bërë ritualin e rastit.

Me gjasë, falja për festën e Bajramit vitin tjetër, mund të bëhet në xhaminë e Namazgjasë, e cila është drejt përfundimit.

Në fotogaleri mund të shihni momente nga falja e mëngjesit, e cila ishte edhe momenti kulmor i një muaji sakrifice agjërim.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.

Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë. /a.y/noa.al

Loading...