Transmetuar më 15-06-2018, 18:36

Jo vetëm nga Italia, por për turizmin dentar kanë filluar të vinë në Shqiperi edhe nga Franca, Belgjika, Anglia etj.

Jo vetëm në mënyrë spontane, me prurje të paorganizuara, por edhe si një turizëm dentar i mirëorganizuar me një strukturë deri në përsosmëri. “Pritje ne aeroport, akomodim falas ne hotel, por edhe udhetime turistike ne Tirane e perreth saj”, shpegon Ana Kokomeshi, administratore e turizmit dentar.

Madje edhe një departament i tërë komunikimi që iu përgjigjet me telefonata apo e-mail, rrjete sociale pacientëve kudo në Europë.

E kur vijne gjejnë në Shqiperi jo vetëm turizëm, por edhe teknologjinë më moderne dentare, që edhe në vendet e tyre nuk e gjejnë kudo, dentistë të specializuar brenda dhe jashtë vendit, e cmime 50-70% më lirë se në vendet e Bashkimit Europian.

“Ekipi, mjekët, shoqëruesit, pastërtia, dekori çdo gjë është e mrekullueshme.Në fillim s’kisha besim të vija. Por këtu më kanë trajtuar si një mbret. As në Francë nuk më kanë trajtuar kaq mirë. Nuk janë vetëm mjekë, këtu ndihesh si në një familje”, shprehet Lionel Prioul, turist dentar nga Franca. “Po zbuloj që Shqipëria është një vend në zhvillim, që do të ketë shumë turizëm, e që s’ka asgjë të përbashkët me klishetë e krijuara jashtë saj”, shton Joel Cuban, edhe ai turist nga Franca. “Gjeta popullin shqiptar shumë mikpritës. Nuk e imagjinoja që Shqipëria të kishte edhe vende kaq të bukura. Sherbimi dentar i shkëlqyer”, shprehet Anna Gianmarino, turiste dentare nga Italia.

Por çfarë mund të bëjë Shqipëria për të pasur një bum të ardhurash edhe vetëm prej turizmit dentar?

“Shqipëria ka shumë klinika dentare, një staf mjekësh të nivelit të lartë, që nuk janë të vlerësuar. Ata nuk kanë me nevojë të ikin nga Shqiperia. Jemi mbrapa, por asnjëherë nuk është vonë. Tregu është këtu. Le të ndërtojmë strategji afatshkurtra, afatmesme, afatgjata që të mund të zhvillojme tregun e turizmit dentar”, shpjegon administratori i turizmit dentar, Dritan Gremi./rtsh/