Transmetuar më 19-06-2018, 09:42

Nëse doni të pini ujë, do ishte mirë që të shtoni edhe pak kastravec në të. Gjithçka për shkak të vetive të shumta që ofron ky kombinim për organizmin, përveçse hidraton trupin.

Uji me kastravec rregullon temperaturën e trupit, sistemin kardiovaskular si dhe eliminon toksinat. Ndër të tjera ky kombinim stimulon edhe funksionimin e të gjithë organeve të trupit.

Uji me kastravec i ofron trupit një dozë ekstra me vitamina dhe minerale për trupin. Po ashtu nuk përmban sheqer si pijet industriale, ndërkohë që ka veti antioksidante dhe dezintoksikuese.

Me anë të ujit me kastravec, ju arrini që të pastroni organizmin çdo ditë.

Gjithashtu shoqërimi i ujit me kastravec, ndikon në reduktimin e urisë. Pirja e një gote ujë me kastravec kur kemi uri, është një mënyrë shumë e mirë për të shmangur ngrënien e tepërt.

Shpesh besojmë se kemi uri, por në të vërtetë kemi vetëm etje, shkruan noa.al. Kështu që herën tjetër që mund të keni ndjesi urie, ndonëse mund të keni ngrënë, provoni të pini ujë me kastravec dhe kjo ndjesi do kalojë. /a.y/noa.al