Transmetuar më 20-06-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke publikuar pamjet nga një rrugë e rëndësishme për zonën e Elbasanit.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë për një video 3D, por për një rrugë reale.

Sipas tij, me anë të kësaj rruge i vihet në ndihmë banorëve e fermerëve të Elbasanit.

“Me këtë aks të ri të Rilindjes Rurale, që tanimë nuk është 3D Video, po një rrugë e realizuar në shërbim të banorëve e fermerëve të Elbasanit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej kohësh kreu i qeverisë publikon pamje nga rrugët e përfunduara apo nga projektet e tyre.

Fundjavën e lënë pas, Rama mori pjesë në nisjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, ndërsa premton vijimin e ndërtimeve e segmenteve të tjera rrugore. /a.y/noa.al