Transmetuar më 21-06-2018, 08:11

Instagram vijon që të rritet dhe të krijojë funksione të reja në shërbim të përdoruesve.

Rrjeti social ka arritur 1 miliardë përdorues në të gjithë botën dhe ka hapur televizionin Instagram TV.

Lajmi u bë me dije këtë të mërkurë, në një prezantim të posaçëm.

“Nis një kapitull i ri i videove në Instagram, IGTV kanali i ri”, deklaroi themeluesi i aplikacionit, Kevin Systrom.

Çdo përdorues mund të jetë një krijues, i cili mund të ngarkojë videon e tij nga aplikacioni apo nga webi, për të nisur kanalin e tij.

Nëpërmjet IGTV, do jetë e mundur të shfrytëzohet një hapësirë ku mund të shihen dhe ngarkohen video me një kohë maksimale, një orë. /a.y/noa.al