Transmetuar më 21-06-2018, 22:47

Një monument kulture dhe më një vlerë të veçantë është kulla e Dervish Aliut, në fshatin Dukat të rrethit të Vlorës, të cilat nga viti janë duke u rrënuar.

E ndërtuar më shumë se 200 vite më parë, nga lufëtari Dervish Aliu, sot ajo qëndron e heshtur dhe askush nuk kujtohet, shkruan Vloranews.

Sipas banorve të fshatit Dukat, kjo kullë para viteve ‘90 ka qënë shumë e bukur dhe ishte e vizitueshme, pasi mirëmbahej edhe nga shteti, por edhe nga vetë banorët.

Ishte shtëpia e parë në këtë fshat, dhe ishte e një luftëtari të madh për zonën e Dukatit si Dervish Aliu.

Apeli shkon për institucionet shtetërore që kanë për detyrë të ruajnë këtë pasuri kombëtare.