Transmetuar më 23-06-2018, 12:17

“Marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do t’i ndihmojë të dyja vendet kurse paktit Athinë-Shkup i druhem shumë”.

Kështu shprehet kryetari i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasios Janullatos, në një qëndrim që bëri publik në mediat e Athinës.

Sipas tij nëse marrëveshja nuk bëhet realitet kjo do të sillte një rrezik të ri për të dy vendet.

Janullatos këmbëngul se kjo nuk do të ndodhë sepse sikurse thekson ai, marrëdhëniët e mira mes dy vendeve do të ndihmojnë që kjo marrëveshje të bëhet realitet.

Ndihma sipas tij vjen edhe nga mitropolia që ai drejton: “Edhe unë jam një urë në këtë bashkëpunim. Ndërsa të tjerë ndërtojnë barriera unë besoj më shumë tek urat”, – shprehet z.Janullatos. /a.b/noa.al/