Transmetuar më 23-06-2018, 13:05

Një nga tre djemtë shqiptarë që fituan lirinë duke marrë arratinë prej qelive të paraburgimit, është gjetur nga policia greke pasi qëndronte i fshehur në dollapin e një shtëpie ku u kryen kërkime pas sinjaleve të marra në rrugë operative.

Noa.al raporton se Gentian Vrushaj që shikoni në foto më poshtë, është i riu shqiptar që u arrestua pak orë më parë nga policia e Athinës.

Gentiani 24-vjeçar u gjet në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në një shtëpi në lokalitetin Kitsi Koropiou, raporton noa.al duke cituar një komunikatë të policisë greke.

Vrushaj ishte arratisur pak ditë më parë bashkë me dy shqiptarë të tjerë nga një paraburgim i Argjiropulos në Athinë, duke sharruar hekurat e dritares dhe duke u hedhur më pas nga një lartësi e konsiderueshme.

Ata janë nën hetim për serial plaçkitjesh të të paktën 72 banesave në Athinë, bashkë me dy shqiptarë të tjerë, fotot  dhe të dhënat e të cilëve i gjeni këtu.

Në një informacion të pak minutave më parë policia greke njoftoi se është duke kryer operacion të dyfishtë kërkimi në Koropi dhe Lutsa nën dyshimet se atje fshihen dy shqiptarët e tjerë që morën arratinë. /a.b/noa.al/