Ishte minuta e 95, kur mesfushori gjerman Toni Kros dërgoi në rrjetë një goditje dënimi që mbajti lart krenarinë e panzerave duke i shpëtuar një eliminim i turpshëm që në fazën e grupeve të kupës së Botës.
Duke folur për mediat në përfundim të ndeshjes mesfushori i Real Madrid ka thënë se ndien se disa persona në Gjermani do të lumturoheshin sikur Gjermania të eliminohej sot nga Kupa e Botës.
“Ndiej se disa persona në Gjermani do të lumturoheshin sikur ne të eliminoheshim sot.
Ama, nuk është kaq e thjeshtë”, tha Kroos pas ndeshjes.
Falë golit të Kros në minutën e fudnit Gjermania mposhti me rezultatin 2 – 1 Suedinë duke hedhur një hap të sigurt drejt turit të dytë të Kupës së Botës.
Ditën e mërkurë ata do të luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup përballë Koresë së Jugut që tashmë është e eliminuar pas dy humbjeve radhazi./m.sh/noa.al/