Transmetuar më 25-06-2018, 07:30

Në portin e Durrësit këtë të diel u zhvillua një super operacion ku u sekuestruan rreth 5 milionë euro në dy makina “Toyota Yaris”.

Nga ana e policisë u arrestuan shoferët e kamionit që sollën automjetet nga Bari, Itali, Klevis Cani 21 vjeç dhe Agim Ceka 61 vjeç, si dhe pronari i kompanisë së transportit.

Ky i fundit, Edi Lika gjatë marrjes në pyetje nga policia është shprehur i befasuar për shumën e oparave që janë gjetur në makinat e transportuara nga kompania e tij.

Ai ka zbuluar se kompania e tij ishte kontraktuar nga një biznesmen përkundër pagesës për transportin, por nuk kishte dijeni për paratë.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kemi kryer thjeshtë transportin. Na kontaktoi një biznesmen dhe ne bëmë punën”, tha Lika.

Mësohet se në kamion po transportoheshin 9 makina, prej të cilave shtatë “Toyota Yaris”, por dy të mbushura me milionat e eurove.

Makinat kishin mbërritur në port nga Italia rreth orës 10.00 të paradites së të dielës dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e linjës Ankona – Bari. /a.y/noa.al

Bllokohen 5 mln euro në Portin e Durrësit, ishin fshehur në dy makina "Toyota"

Pronari i kamionit që solli makinat me miliona: Më kontraktoi një biznesmen