Transmetuar më 25-06-2018, 08:42

Tashmë po i afrohemi mesit të Kampionatit Botëror të futbollit, ku gjithnjë e më shumë, të rinjtë po vendosin skedina për ndeshjet.

Por teksa mbrëmjen e djeshme, është luajtur sfida mes Polonisë dhe Kolumbisë, reperi Noizy, nuk i ka rezistuar vendosjes së lotove.

Ai ka zbuluar se fitorja e ndeshjes 3-0 për Kolumbinë, i ka sjellë një fitim të majmë.

Noizy ka vendosur gjashtë skedina, prej të cilave ka qëlluar në shenjë në pesë.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku zbulon shumën e fituar.

Noizy rezulton se ka kapur rreth 15 mijë euro, një shumë aspak e keqe për një ndeshje. /a.y/noa.al