Transmetuar më 25-06-2018, 09:12

Dukesha e Sussex në Angli, Meghan Markle, është e njohur për stilin e saj në eventet zyrtare.

Gjatë shfaqjes së saj këtë të premte në Royal Ascot, Meghan mbante veshur një fustan Givenchy dhe një palë këpucë të zeza, të cilat dukeshin një masë më e madhe se këmbët e saj.

Por kjo nuk është hera e parë që ish-aktorja amerikane, shfaqet me këpucë më të mëdha në evente zyrtare.

Sipas ekspertes së modës, Harriet Davey, ajo që mund të duket një detaj aspak estetik, ka të bëjë me rehatinë.

Davey tha për “The Sun”, “Personat e famshëm shpesh veshin këpucë me një numër më të madh, për të shmangur flluskat dhe shtrëngimet në këmbë. Kështu që një masë më e madhe cilësohet si zgjidhja perfekte”.

Ekspertja thotë se nuk është e lehtë të ecësh me këpucë me taka më të mëdha, por pjesa e përparme mund të mbushet me pambuk. /a.y/noa.al