Transmetuar më 25-06-2018, 09:30

Ajo është një prej këngëtareve më të suksesshme të viteve të fundit, ku karriera e saj ka qenë në periudhën më të mirë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila këtë fundjavë ka zgjedhur ta kalojë në det.

Por ajo u ka dhuruar fansave një fotografi të sajën, ku shihet me bikini.

Anxhela shihet me trupin e rikthyer në formë, me bikini të ndezura, teksa buzëqesh.

Bëhet fjalë për një nga të paktat foto, ku Anxhela ekspozon hiret, por me sa duket, ajo ndihet e kënaqur me linjat e saj trupore, ndaj dhe nuk është menduar dy herë.

Pak kohë më parë, gjatë një interviste televizive, ajo deklaroi se për të marrë pjesë në një koncert, pagesa fillon nga 500 euro deri në 8 mijë euro, por se kjo gjë varion nga vendi dhe aktiviteti. /a.y/noa.al