Transmetuar më 25-06-2018, 10:42

Charlotte Dunne ishte një vajzë e bukur, e qeshur, harmonike dhe e dashur dhe në pamje e parë dukej e lumtur.

Askush nuk e kishte imagjinuar se një të diel qershori, në moshën 21-vjeçare, do i jepte fund jetës.

Asnjë shenjë paralajmëruese, që të ngjallte dyshime tek familja e saj. Një tragjedi që tronditi familjen e saj dhe gjithë komunitetin e Wilton në Britaninë e Madhe.

Por pas disa ditësh vajtimi dhe torturash duke pyetur veten se ku kishte gabuar, nëna e saj Beverley Dickenson, një javë më vonë, i dha fund jetës në moshën 49-vjeçare.

Ajo u var njëlloj si e bija, duke u bashkuar përgjithmonë bashkë.

Mëngjesin e 17 qershorit, Beverly u gjet e vdekur nga i shoqi David, në Wilton del Conte të Pembroke, ku punonte si kopshtare. /a.y/noa.al