Transmetuar më 25-06-2018, 10:53

Vjen ai momenti kur ëndrra bëhet realitet, por një çast pakujdesie mund të prishë gjithçka.

Kjo i ka ndodhur një gruaje nga Kina e cila plotësoi ëndrrën dhe bleu një Ferrari luksoz që kushtonte plot 569 mijë euro.

Por ndodhi ajo që nuk e kishte menduar kurrë. Sapo gruaja doli nga konçesionari me Ferrarin, bën një selfie dhe humbet vëmendjen e aksidentohet rëndë.

“Për herë të parë me një Ferrari. Është vërtetë i bukur”, shkruante ajo teksa postonte foton.

Pak çaste më vonë ajo përplas Ferrarin në mënyrë të tmerrshme në qytetin Wenling.

Gruaja u plagos por fatmirësisht është në gjendje të mirë./a.m./noa.al/