Transmetuar më 25-06-2018, 11:38

Në Shtetet e Bashkuara, trajtimi i emigrantëve është kthyer në çështje kryesore.

Në kulmin e debateve, në rrjetet sociale është përhapur një video ku shfaqen momentet kur një studente meksikane keqtrajtohet nga policia.

 20-vjeçarja Samantha Alonso Luna pasi ndalohet nga policia, pyetet për identitetin e saj.

Ajo tregon emrin e plotë ndërkohë policja tregohet dyshuese se pse ajo përdor dy mbiemra.

Samantha i përgjigjet se nga origjina e saj meksikane ka dy mbiemra. Në ato momente, policja i kërkon të dalë nga makina për ta shoqëruar.

Por vajza reziston dhe ajo e tërheq zvarrë. Në një moment e kap nga flokët dhe i thotë se është një hap nga burgu.

E gjithë skena e shëmtuar është filmuar nga shoqet e Samanthës. Videoja u shpërnda në rrjetet sociale dhe policia ka marrë kritika të shumta për këtë sjellje./a.m./noa.al/